Një infermiere nga Argjentina ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.
43-vjeçarja María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires. Për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave në intubim për shkak të problemeve të frymëmarrjes. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën doli nga spitali, pas testit të fundit ku rezultoi negative.
Por, pasi u kthye në shtëpi infermierja kishte filluar të kishte sërish vështirësi në frymëmarrje. Ajo u dërgua me ambulancë në spital, por ndërroi jetë pas një ataku kardiak./abcnews.al