Në Velipojë të gjithë ata që I drejtohen qendrës shëndetësore e njohin Vjollca Vocaj. Prej më shumë se 30 vitesh është në shërbim të të sëmurëve atje ku kanë nevojë.
Çdo verë infermierja është mbështetja e qindra pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por këtë vit për të gjithçka është më e vështirë. Është sezoni i parë pa bashkëshortin, Fredi Vocaj, shofer autoambulance prej rreth 40 vite. Ai humbi jetën në krye të detyrës.
Vjollca thotë se e vazhdon punën duke e konsideruar shërbimin ndaj pacientëve si një amanet që nuk do ta lërë përgjysmë. / abcnews.al /



