Infermierët portugezë braktisin vendin: 7 euro/ora është nënvlerësim

schedule12:08 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:08 - 20 Nëntor, 2020

Infermierët në Portugali paguhen 7 euro në orë. Dhe pikërisht për shkak të kësaj pagese, që në muaj shkon 1 mijë euro, dhe turneve lodhëse për shkak të pandemisë, janë 18 mijë infermierët portugezë që kanë lënë vendin, për të punuar diku tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare, janë dhe më shumë ata që duan të largohen në kërkim të një page më të mirë duke bërë që të mos ketë personel të mjaftueshëm në spitale.

Pjesa më e madhe e tyre synojnë Britaninë e Madhe pasi ka kushte më të mira, dhe puna që bëjnë vlerësohet më shumë.

Ata theksojnë se në Portugali nuk ka kushte që infermierët të punojnë mirë, të mësojnë dhe në të njëjtën kohë të jenë të sigurt dhe të vlerësuar.

Apeli i tyre i përbashkët është se në atdhe për momentin nuk ka vend për ‘ta.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 80 për qind e infermierëve në Portugali marrin 1 mijë euro neto në muaj.

Sindikatat i bëjnë thirrje qeverisë që të mos humbasë këta infermierë, pasi ka shumë kërkesa kundrejt personelit që po reduktohet gjithnjë e më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!