Infekton edhe të dashurën, Kumbulla: Jemi bashkë, po shijojmë Harry Potter

schedule15:57 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 16 Nëntor, 2020

Marash Kumbulla vazhdon të jetë i izoluar pas infektimit me koronavirus. Ai është ende negativ, por një lajm me ndjenja të përziera i ka arritur mbrojtësit. E dashura e tij, Greta është infektuar gjithashtu (me shumë mundësi nga partneri i saj) dhe për fati të mirë ajo është asimptomatike.

 

Mbrojtësi në një postim në Instagram tregon se nga një anë ndihet për faktin se po izolohen bashkë, ndërkohë tregon edhe çfarë bën gjatë këtyre ditëve në izolim. Harry Potter është ngushëllimi i yllit të kombëtares.

POSTIMI – Përshëndetje djem! Jam mirë dhe vazhdoj periudhën e karantinës. Fatkeqësisht, e dashura ime Greta gjithashtu doli pozitive për Covid-19. Për fat të mirë, është asimptomatike dhe prandaj tani jemi të dy që t’i kalojmë ditët të izoluar dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe kufizimet.

Por ne nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Ndriçues i kësaj periudhe disi të errët është Harry Potter, i cili shpesh më ka dhënë një buzëqeshje në të kaluarën dhe po e bën edhe tani. Cili është filmi juaj i preferuar për këtë sagë?

Përshëndetje për të gjithë dhe ju lutem jini të kujdesshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti! /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!