Infektohet Pipero, këngëtarja: Farsë, oraret paradoksale! Do e bëj vaksinën Rovena?

schedule18:44 - 27 Janar, 2021

schedule 18:44 - 27 Janar, 2021

Kënga e publikuar së fundmi, apo edhe vitet e karrierës së saj artistike ishte fokusi i intervistës me Rovena Stefën në ‘Abc e Pasdites’. Teksa kujton fillimet se sa shumë ka punuar për të bërë jo vetëm këngë dhe albume, ajo thotë se ka qenë nder të parat këngëtare shqiptare që ka investuar në këtë drejtim.

Artistët janë kategoria më e prekur nga pandemia, pasi aktivitet janë ende të ndaluara. Ndaj edhe Ermali e pyet në lidhje me situatën pandemike në muzikë, art e në përgjithësi. Rovena tha se nuk ishte dakord me këtë situatë pasi është kthyer në një gjendje të pakuptimtë.

“Disa gjëra po shkojnë shumë keq, nuk kanë as kuptim, janë paradoksale.Ne shikojmë si në Kosovë, si në Shqipëri disa orare që nuk kanë kuptim. Psh në orën 10 mbyllet gjithçka dhe gjatë ditës ka grumbullime. Unë e pashë në Kosovë që po zhvillohej fushata zgjedhore, aty po bëhej një nam i zi me miting, tubim i madh. Atëherë çfarë kuptimi ka që ti po ndalon eventet?”.

Sipas saj, nuk është çështja vetëm tek mungesa e aktiviteteve dhe mungesa e të ardhurave, por te ajo që ti je mësuar të bësh tërë jetën. “Nëse të thonë sot që do të bësh vaksinën, do ta bëje?”, e pyet Ermali këngëtaren.

“Unë jam top, si molla dhe s’kam arsye pse ta bëj vaksinën. Sot pashë një lajm se doktor Pipero është i sëmurë, pra ne po shohim disa gjëra vërtët absurde në shumë ndrejtime. Ai ka bërë vaksinën ndër të parët dhe tani është sëmurë. Atëherë vaksina është jo adekuate, ose këta nuk kanë bërë vaksinën dhe kjo është një farsë e gjitha”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!