Infektohet për herë të dytë me Covid, Ahtisaari shtrohet në spital

schedule13:29 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 13:29 - 30 Dhjetor, 2021

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka rezultuar pozitiv me Covid për herë të dytë, sipas Zyrës së Presidentit. Infeksioni u konfirmua të mërkurën më 29 dhjetor.

Në një komunikatë për media thuhet se Ahtisaari është në gjendje të mirë, por po merr trajtim spitalor.

Ish-presidenti 84-vjeçar është diagnostikuar më parë me Covid në mars 2020. Në atë kohë, me virus u diagnostikua edhe gruaja e tij Eeva Ahtisaari.

Ahtisaari gjithashtu vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe si pasojë është tërhequr nga të gjitha aktivitetet publike. Zyra e Presidentit të Republikës njoftoi tërheqjen e tij në shtator të këtij viti.

Martti Ahtisaari ishte Presidenti i 10-të i Finlandës dhe mbajti detyrën nga 1994 – 2000. Ai është laureat i Nobelit, pasi ka fituar Çmimin Nobel për Paqen në 2008 për punën e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ai është gjithashtu themeluesi i Iniciativës për Menaxhimin e Krizave, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!