Infektohet me koronavirus kryeministri i Republikës Serbe

schedule20:51 - 15 Korrik, 2020

schedule 20:51 - 15 Korrik, 2020

Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviç është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Mediat bëjnë me dije se au është testuar në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe, dhe rezultati i testit tregoi praninë e koronavirusit (SARS-CoV-2), njoftoi Qeveria e Republikës Serbe.

Puna e mëttejshmee Kabinetit të Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike“, thuhet në deklaratë.

Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin e ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!