Infektohet me koronavirus gazetari ikonë i CNN, shtrohet në spital

schedule10:37 - 3 Janar, 2021

schedule 10:37 - 3 Janar, 2021

Gazetari legjendar Larry King, 87 vjeç, është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe po kurohet në një spital në Los Angeles, sipas mediave amerikane.

Ikona e CNN ka qenë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për më shumë se një javë. King, karriera e të cilit zgjat mbi 60 vjet, ka fituar vlerësime të shumta, duke përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy.

Ai është përballur me disa probleme shëndetësore në vitet e fundit. Të afërmit e King nuk kanë dhënë detaje për trajtimin në spital dhe gjendjen e tij.  “Larry ka luftuar kaq shumë komplikime shëndetësore në vitet e fundit dhe tani po lufton edhe këtë. Ai është kampion,” i tha një burim CNN.

Larry King  u bë i famshëm në vitet 1970 me programin e tij në radio “The Larry King Show”. Më pas ai ka drejtuar “Larry King Live” në CNN, midis viteve 1985 dhe 2010, duke zhvilluar intervista me një mori të ftuarish, përfshirë politikanë, atletë, figura argëtimi dhe teoricienë konspiracioni.

Ai gjithashtu ka shkruar për gazetën USA Today për mbi 20 vjet. Kohët e fundit, King pati një program tjetër, “Larry King Now”, në Hulu dhe RT, transmetuesi ndërkombëtar i Rusisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!