2 mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.
Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtoj me 3 numrin e personave te prekur në këtë qytet.
Një mjek anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, i cili ka paraqitur simptoma.
Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi.
Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.
Po ashtu një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren tamponët për kontaktet e afërta të tij.
Pozitive për koronavirus ka rezultuar edhe një grua tjetër, duke e çuar në tre deri tani, numrin e personave të prekur në Fier gjatë 24 orëve. /abcnews.al