15 fëmijë të moshave nga 2 deri në 15 vjeç rezultojnë të prekur me Covid në qytetin e Lezhës. Shefi i pediatrisë në këtë qytet, Mark Marku, thotë se këto raste janë identifikuar brenda 1 muaji.
Pjesa më e madhe janë më simptoma të lehta, ndërsa vetëm 5 fëmijë po marrin mjekim më të specializuar.
“Aktualisht nuk kemi të shtuar, por javën e fundit janë 5 fëmijë që ndiqen në shtëpi me mjekim ambulator. Gjendja është e mirë”, thotë ai.
Mjeku thotë se numri i fëmijëve të prekur është në rritje. “Kemi një shtim, të rasteve të fëmijëve me Covid. Shtimi është dyfish. Nëse vjet nga marsi deri në tetor kemi pas 22 raste, të cilët për fat të mirë. Aktualisht në dy mujorshin e fundit, çdo ditë kemi raste të reja”, deklaron ai.
Marku tregon se virusin mund ta kenë marrë nga familjarë, por nuk përjashton edhe institucionet arsimore.
“Rastet që janë parë, janë ata familjare. Një nga familja ka dale me Covid 19, kanë rezultuar edhe këta. 80 % e zënë këta. 20 % janë sporadike. Mendojmë se mundësia është më e madhe në institucione arsimore, ku kontakti është më i madh”, thekson mjeku.
Doktor Marku u bën apel prindërve apo edhe shkollave e kopshteve që të tregohen të kujdesshëm, e mos të pranojnë fëmijë që kanë shenja të Covid. /abcnews.al