Infektohen me koronavirus dy infermiere në Berat

schedule11:11 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:11 - 1 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar me koronavirus dy infermiere.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se dy infermieret e infektuara janë në spitalin e Beratit, njëra në repartin Infektiv dhe tjetra në atë Urgjencës.

Deri më sot në Berat janë 114 raste aktive me Covid-19.

Situata nga pandemia në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 131 raste të reja dhe 3 humbje jete. g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!