Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë infektuar 1262 persona nga të cilët 4, janë zbuluar në doganat hyrëse të shtetit fqinj.
Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqinë kanë humbur betejën me Covid-19, 50 persona. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka shkuar në 11415. Mësohet se nga 50 viktimat e fundit në Greqi, 95% të tyre kishin sëmundje të tjera kronike që e kanë bërë të pa mundur shpëtimin e tyre.
Sipas autoriteteve shëndetësore në të gjithë Greqinë që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 377090 persona. E.L/abcnews.al/