Identifikohen me Covid-19 katër raste në SPAK, një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme rezulton pozitiv

schedule10:16 - 22 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 22 Shtator, 2020

Identifikohen 5 raste me Covid-19 në institucionet e larta të drejtësisë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News, janë infektuar një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme, ndërsa në SPAK ka rezultuar pozitiv një prokuror, një zëdhënëse për mediat, një financiere, dhe një kancelare e Apelit në këtë institucion.

Nuk dihet si janë infektuar ata, ndërsa mësohet se puna në këtë institucion, vijon normalisht ndërsa janë shtuar kontrollet dhe matet temperatura e çdokujt që frekuenton ambjentet.

Të pesë rastet në SPAK ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetkarantinuar në banesat e tyre.

Tre ditë më parë, tre prokurorë të Tiranës u infektuan me Covid-19. Të infektuarit janë vetëkarantinuar, ndërsa pjesa tjetër e kolegëve vijojnë punën duke respektuar masat anti-Covid-19.

Ndërkohë koronavirusi ka “prekur” edhe prokurorinë e Elbasanit.

Ditën e djeshme rezultuan pozitivë një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore. Të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa kontrollet dhe masat janë shtuar.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!