Infektim masiv te Marseille, Payet bëhet lojtari i pestë pozitiv me COVID

schedule11:21 - 21 Gusht, 2020

schedule 11:21 - 21 Gusht, 2020

Klubi i Marseille po vuan shumë sa i takon Koronavirusit. Ekipi francez vazhdon të kryejë teste të njëpasnjëshme para fillimit të sezonit të ri në Ligue 1 dhe deri më tani, kanë rezultuar pesë futbollistë pozitivë.

I fundit, është kapiteni dhe ylli i skuadrës, Dimitri Payet. Numri 10 i ekipit është rasti i pestë me COVID në testet e fundit, pas Jordan Amavi, Steve Mandanda, Maxime Lopez dhe Valentin Rongier.

L’Equipe arriti të zbulojë fillimisht se ka dhe një rast të pestë pozitiv me COVID te Marseille, ndërsa RMC ka konfirmuar se është pikërisht 33 vjeçari Payet ai që ka rezultuar pozitiv./abcnews.al

https://twitter.com/Dysse_InfoFoot/status/1296706425801125895

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!