Infeksion në këmbë, lajme jo të mira për Ronaldon dhe Portugalinë

schedule15:58 - 3 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 3 Shtator, 2020

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e Portugalisë kundër Kroacisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Ylli portugez ka një infeksion në kmëbë dhe nuk është rikuperuar në kohë.

35-vjeçari është lideri dhe kapiteni i Portugalisë prej shumë vitesh tashmë, ku ka fituar Europianin në vitin 2016 dhe është kampion në fuqi i UEFA Nations League.

CR7 ende nuk ka zbritur në fushë as për miqësore, dhe as me kombëtaren, që pas përfundimit të sezonit të shkuar. Për të parë yllin portugez në fushë këtë sezon të ri, duhet të presim dhe pak…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!