Infantino takim në Kosovë, presidentja Osmani: Ne jemi anëtarë të FIFA-s falë Infantinos dhe Fadil Vokrrit

schedule14:43 - 30 Shtator, 2022

schedule 14:43 - 30 Shtator, 2022

Në vazhdën e takimeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos në Kosovë, ai ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.
Infantino i dhuroi edhe një fanellë Osmanit. Kjo e fundit u shpreh se Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Sporti i bashkon njerëzit e shtetet, por edhe eliminon dallimet! Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në takim, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e falënderova për mbështetjen ndaj sportit të Kosovës. Në fillim të mandatit të z.Infantino, Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm të tij si dhe me punën e palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t`u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës”, shkroi Osmani./ h.ll/abcnews.al