Infantino reagon pas trazirave në sfidën Brazil-Argjentinë: Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll

schedule22:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 22:36 - 22 Nëntor, 2023

Kot nuk quhet sfida “më e nxehtë” në futbollin e Kombëtareve. Edhe në orët e para së kësaj të mërkure, përballja Brazil-Argjentinës, u konfirmua si e tillë për shkak të përplasjeve mes dy grupeve të tifozëve dhe agjentëve të sigurimit dhe ultrasve argjentinas, ndaj dhe ndeshja nisi gati gjysmë ore me vonesë.

Pas dhunës së ushtruar në “Maracana” mes tifozëve të Brazilit dhe Argjentinës gjatë ndeshjes së, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka postuar një histori në profilin e tij në Instagram duke dënuar dhunën e shaqur në stadiumin Maracana:

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll, brenda ose jashtë fushës. Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Maracana”, nuk kanë vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë.

Pa përjashtim, të gjithë lojtarët, tifozët, stafi dhe zyrtarët e ndeshjes duhet të jenë të sigurt për të luajtur dhe shijuar futbollin dhe u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të respektohet në të gjitha nivelet”,- u shpreh “numri 1” i FIFA-s. /i.m /abcnews.al