Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, ka marrë pjesë kongresin vjetor të UEFA-s, ku edhe ka folur për çështje të ndryshme. Një nga temat më të rëndësishme ishte kalendari i ndeshjeve. Ka një numër të madh përballjesh që futbollistët po luajnë dhe kohët e fundit ka pasur edhe ankesa.
Infantino theksoi se probleme të tilla tashmë duhen diskutuar dhe në fund të t’u ofrojnë tifozëve atë që duan. “Është gjithmonë kënaqësi të flas këtu. Jam përpjekur që të përçoj në nivelin kontinental shembullin e UEFA, sepse futbolli me të vërtetë duhet të bëhet global.
Duhet të diskutojmë në lidhje me kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, të djemve sidomos. Duhet t’i bëjmë pyetje vetes, ato pyetje që ndoshta vitet e kaluara i kemi shmangur. Sa ndeshje mund të luajë një lojtar? Çfarë garash na duhen? A luajmë më shumë në disa pjesë të botës dhe në pjesë të tjera më pak?
Ka shumë çështje dhe po flasim për një fenomen global. Duhet të marrim në konsideratë tifozët, që janë zemra që pulson e futbollit. Duhet të punojmë për ta dhe t’u ofrojmë atyre atë që duan të shohin”, tha fillimisht presidenti i FIFA, ndërkohë që më pas foli edhe për Coronavirus.
“Këto ditë nuk mund të mos përmendet Coronavirus. Disa prej jush duhet të marrin vendime të rëndësishme. Kushdo që e bën një garë duhet ta bëjë diçka të tillë. Duhet të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por mos u frikësoni. Një objektiv i yni duhet të jetë edhe lufta nga racizmit, që duhet ta fitojmë”, tha Infantino. /abcnews.al