Industria e muzikës pa mbështetje, Big Basta i revoltuar: Po pështyhet qëllimisht në vend!

schedule10:23 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:23 - 19 Shtator, 2020

Big Basta është shkëputur nga muzika prej disa vitesh. Reperi dhe partnerja e tij, Vesa Luma u larguan nga Shqipëria pak vite më parë, për t’u zhvendosur në Zelandën e Re. Ndërkohë, me një postim që ka bërë së fundmi në rrjete sociale, reperi ka treguar se nuk është penduar aspak për vendimin e tij, teksa ka “shpërthyer” ndaj gjendjes së industrisë së muzikës në vendin tonë.

Big Basta shprehet se industria e muzikës në vendin tonë vijon të përballet me një sërë problematikash duke filluar nga të drejtat autoriale apo nga mbështetja pothuajse inekzistente e shtetit për këtë fushë. Ndërkaq, sikur të mos mjaftonin këto, Basta thotë se këngët të cilat po promovohen janë të pavlera dhe se “qëllimisht po pështyhet në vend”.

3 vjet e gjysmë shkëputje nga muzika shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes time. Që kur të shkoj 45-50-vjeç të mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërinë. Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa suport nga shteti ( e patë vetë në kohën më të vështirë) dhe prap me m*t e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po përshtyhet mbi atë vend, turp!”, ka shkruar Basta. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!