Sërish industria e armatimeve është një nga sektorët që jo vetëm nuk njeh krizë, dhe pse në kohë pandemia, por përkundrazi fiton gjithnjë e më shumë.
Përfaqëson një treg prej rreth 400 miliard dollarësh dhe mes protagonistëve të përhershëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga njëra anë dhe Rusia në tjetrën – po shfaqen dhe aktorë të tjerë të vendosur për të fituar sa më shumë territor. Studimi i publikuar nga Instituti i kërkimeve për paqen në Stokholm, merr në konsideratë 25 prodhuesit kryesor të armëve në botë.
Shitja e armatimeve ka sjellë një fluks të ardhurash prej 361 miliard në 2019, 8.5% më shumë në krahasim me vitin 2018. Kompanitë amerikane të armatimeve mbeten në vend të parë dhe përfaqësojnë 61% të shitjeve globale, gjigantët amerikanë të mbrojtjes dominojnë pesë vendet e para.
Menjëherë më pas vijnë kompanitë kineze, që kontrollojnë 16% të tregut, Bashkimi Europian mbulon 18 për qind të tregut, ndërsa dy kompani ruse së bashku mbulojnë 4% të këtij tregu.
Sipas analistëve, programi i madh i modernizimit të Ushtrisë së Republikës popullore po ngre lart industrinë kineze të armatimeve. Reduktimi i shpenzimeve ushtarake nga ana e Moskës ka bërë që dhe kompanitë vendase të armatimeve të humbasin terren.
Për herë të parë një kompani nga Lindja e Mesme renditet mes furnizuesve të parë të armëve në botë. Edxh, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, renditet në vend të 22 dhe mbulon 1.3 për qind të shitjeve. Kërkesat e shumta për armatim të qeverive të tyre dhe vullneti i vendeve në zonë që të jenë të pavarur nga prodhuesit e huaj po favorizon rritjen e kompanive të armatimit në lindjen e mesme./abcnews.al