Indrit Hoxha: Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

schedule21:10 - 12 Mars, 2025

schedule 21:10 - 12 Mars, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se nëse Partia Demokratike i humb këto zgjedhjet, atëherë kreu i PD Sali Berisha, do të japë dorëheqjen si kryetar.

“Nëse PD humbet zgjedhjet, ju garantoj që zoti Berisha do të japë dorëheqjen si kryetar i PD. Për një gjë shumë të thjeshtë përveç deklaratës që ka bërë, është e sanksionuar në statutin e PD. Një palë zgjedhje politike nëse humben, në zgjedhje politike, shkon automatikisht në shkarkim dhe nuk ka të drejtë në kandidim. Kjo është e sanksionuar, në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe nuk është ndryshuar më. Që mos kemi më fenomenet e zotit Basha. Ky nen e shkruajtur e zeza në të bardhë, kryetari që humb zgjedhjet ikën”, tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!