“Mospërfillja e primareve dëmton procesin”, kështu u shpreh Ibsen Elezi, ndërsa komentoi listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News më tej ai theksoi se sipas tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, me lëvizjet që ka bërë, nuk ka për qëllim të fitojë zgjedhjet.
“Duhet të ketë një opozitë të konsoliduar që njerëzit. Një nga premtimet e Berishës ishte se kandidatët për deputetët nuk do të emërohen më si i bri Basha, por kjo gj ndryshoi rrugës. Ky quhet mashtrim. Prishja me Dash Sulën, me individ nuk prodhon efekte nëse çështja është individuale, por në rastin e kësaj situate ndikon”, tha ai.
Po ashtu Elezi u shpreh se sipas tij, Rama nuk çedon në aspektin teknik, por në çështje parimore.
“Rama ka nxjerrë figura që njihem për të maksimalizuar vota, kjo quhet zgjedhje e një teknike të saktë”, tha më tej Elezi.
Nga ana e tij, Indrit Hoxha nënvizoi se marrëveshja me aleatët ka cënuar primaret, pasi sipas tij është treguar një “dashamirësi e tepruar”, ndaj tyre.
“Unë mund të garantoj që kutia e Bashkisë Vorë që kanë marrë pjesë 732 anëtare për të votuar në këto primare. Dhe unë garantoj që po të isha do merrja 95 %, kjo prapë mund të mos ishte domosdoshmëri që unë të isha pjesë e listës së mbyllur ne PD. Ajo që më shqetësoi është dashamirësia shumë e madhe e PD kundrejt aleatëve. Kuajt e vërtetë të karrocës janë në listën e hapur”
/abcnews.al/