Tragjeditë në Indonezi nuk po ndalen. Pas tërmetit dhe cunamit, në këtë vend është aktivizuar një vullkan i rrezikshëm. Bilanci i viktimave ka arritur në mbi 1400 të vdekur.
Nuk kanë të ndalur fatkeqësitë natyrore në Indonezi. Disa ditë pas tërmetit katastrofal dhe cunamit në ishullin Sulavezi, i cili shkaktoi mijëra viktima, është aktivizuar edhe vullkani Soputan. Së fundi ka nisur dhe erozioni i vullkanit, i cili ndodhet në veri të ishullit, rreth 600 kilometra në verilindje të Paluas. Nuk ka informacione për viktima ose dëme materiale.
Sa i përket tërmetit dhe cunamit, ka përsëri ndryshim në bilancin e viktimave. Sipas një zëdhënësi të agjencisë për fatkeqësitë natyreore, 1407 persona kanë humbur jetën. Të martën përsëri u regjistrua një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës rihter.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë gërmimet nën rrënoja për të zbuluar fatin e shumë personave që konsiderohen të zhdukur. Sëfundi u zbuluan trupat e pajetë të 34 studentëve të teologjisë të një kishe të shkatërruar nga lëkundjet sizmike të së premtes së kaluar. Sipas kryqit të kuq ata janë pjesë e 86 studentëve të shpallur të zhdukur. Ndërkohë, autoritetet përsëritën thirrjet e tyre ndaj ndërkombëtarëve për ndihma humanitare. Sa i përket rasteve të krimit, Ministria e Brendshme njoftoi se ka arrestuar mbi 30 persona që kryenin plaçkitje në bizneset dhe banesat e braktisura. /abcnews.al

