Indonezia ndaloi sot shitjen e cigareve për personat nën moshën 21 vjeç, si dhe reklamimin e cigareve në faqet e internetit, aplikacionet dhe rrjetet sociale, sipas mediave sociale.
“Mosha minimale është rritur nga 18 në 21 vjeç dhe shitja e produkteve të duhanit, përveç purove dhe cigareve elektronike, është e ndaluar”, sipas rregullores.
Sipas rregullores së re, e cila u nënshkrua nga presidenti Joko Widodo, një paketë duhet të ketë të paktën 20 cigare dhe një paketë duhan duhet të jetë maksimumi 50 gramë.
/abcnews.al