Qytetarë të shumtë dhe një aeroport në Indonezi kanë treguar rastin e një heroi që shpëtoi një avion me pasagjerë gjatë tërmetit dhe cunamit shkatërrues. 22-vjeçari, kontrollor fluturimesh sakrifikoi jetën e tij për të drejtuar ngritjen e aeroplanit me pasagjerë.
Një kontrollues i ri i fluturimeve sakrifikoi jetën e tij për të lejuar një aeroplan të niset gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Indonezinë. Autori i gjestit heroik quhet Anthonius Gunawan Agung dhe punonte në kullën e kontrollit të aeroportit Mutiara SIS Al-Jufrie, kur tërmeti që tronditi vendin gjithashtu shkatërroi një pjesë të kullës.
Anthonius vendosi të mos hipte në avionin që u nis në ato minuta, ku shumë nga kolegët e tij kishin gjetur strehë, por të koordinonte ngritjen për të lejuar aeroplanin të largohej në mënyrë të sigurt. Pasojat e lëkundjeve ishin shkatërruese, në pistë është hapur një çarje dhe kulla e kontrollit u shëmb. Anthonius, i cili ishte vetëm 22 vjeç, pasi aeroplani kishte ikur, u përpoq të shpëtojë veten duke u hedhur nga një dritare në katin e katërt të kullës.
Heroi i ri, megjithatë, nuk i mbijetoi rrëzimit, gjë që e bëri atë të thyejë të dyja këmbët dhe të pësojë lëndime të rënda të brendshme. Ishte i kotë dërgimi i tij në spital, sepse për Antonius nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Historia e tij u tregua nga qytetarë të shumtë në rrjete sociale dhe nga vetë aeroporti indonezian, i cili gjithashtu shpërndau fotot e funeralit të tij./abcnews.al