Indonezi, në aeroporte rifillon matja e temperaturës kundër COVID-19

schedule10:50 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 10:50 - 12 Dhjetor, 2023

Indonezia rifilloi matjet e temperaturës me kamera termike në disa aeroporte dhe porte pas rritjeve të rasteve me COVID-19 në rajon.

Siç raporton gazeta “The Straits Times”, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi më 8 dhjetor se rastet e COVID-19 po rriten në Singapor, Malajzi, Filipine dhe Indonezi dhe deklaroi se ishin marrë masa për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në kuadër të kësaj, Ministria njoftoi se do të bëhen matje të temperaturës me kamera termike për pasagjerët në disa aeroporte dhe porte, veçanërisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Xhakartës dhe Soekarno-Hatta.

Autoritetet thanë se do të zbatohen ekzaminime të avancuara dhe masa për COVID-19 për personat që zbulojnë ndonjë sëmundje epidemike në pikat e kontrollit ku janë vendosur kamerat termale.

Ministria në kuadër të masave kundër COVID-19 paralajmëroi qytetarët që të marrin vaksinën e dozës të dytë dhe të mbajnë maska.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!