Indonezi/ Dy tërmete të forta me magnitudë 6.8 dhe 6.9 regjistrohen në Detin Banda

schedule16:17 - 8 Nëntor, 2023

schedule 16:17 - 8 Nëntor, 2023

Dy tërmete të forta goditën sot Detin Banda të Indonezisë, sipas Shërbimit Gjeofizik Indonezian.

Lëkundjet e para kanë qenë me magnitudë 6.9 ballë dhe kanë ndodhur në mesditë me orën lokale, ndërsa e dyta ka qenë me magnitudë 6.8 ballë dhe ka goditur zonën në mbrëmje.

Siç u bë e ditur, epiqendra e të dy lëkundjeve ishte në det në një distancë prej 255 kilometrash nga ishujt Tanibar në provincën Makuku dhe në një thellësi prej 45 kilometrash.

Kujtojmë se Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik në pikën e takimit të disa pllakave tektonike./abcnews.al