Zbulohet arsyeja pse amerikanët nuk mbajnë maskë

schedule10:14 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:14 - 7 Shtator, 2020

Joe Biden ka bërë apel për mbajtjen e maskave dhe mesa duket kjo do të jetë një nga përpjekjet e tij për të luftuar Covid-19  nën udhëheqjen demokratike. Një pjesë e madhe e amerikanëve refuzojnë të mbajnë maska.  Një nga arsyet pse amerikanët nuk mbajnë maskë është e drejta e tyre si individë. Ky është një zbulim i rëndësishëm që tregon se parimi kryesor i individualizmit në kulturën amerikane po çon në pasoja të mëdha shëndetësore në të gjithë vendin.

Që nga mesi i marsit, kur Trump shpalli  koronavirusin një emergjencë kombëtare, është bërë një studim mbi përdorimin e maskave dhe respektimin e distancës sociale. Ndërsa përdorimi i maskave njihet si një strategji efektive për të parandaluar infeksionin, janë marrë në studim 5.897 amerikanë midis periudhës 2 qershor deri  1 korrik dhe 2.227 midis periudhës 14-21 prill, shkruan abcnews.al.

Nëse krahasojmë rezultatet, shohim një rritje 12% në përdorimin e maskave. 20% e të anketuarve nuk përdorin maska, pavarësisht apelit se një nga mënyrat më efektive për parandalimin e Covid-19 është përdorimi tyre.

Gjatë studimit, amerikanët janë pyetur gjithashtu pse refuzojnë të mbajnë maska.  40% e amerikanëve që nuk mbajnë maska kanë deklaruar se “është e drejta e tyre si amerikan të mos mbajnë maskë”. Kjo përgjigje u pasua nga një pjesë tjetër e amerikanëve (24%)  të cilët deklaruan se nuk mbajnë maska “sepse është e sikletshme”. Sipas të dhënave 64% e amerikanëve besojnë së është e drejta e tyre që mos të shqetësohen nga fakti pse nuk mbajnë maskë pavarësisht se kjo mund të rrisë numrin e të infektuarve.

Ndërkohë 18%  kanë raportuar se nuk mbajnë maskë sepse “nuk ka maska”. Kjo është një çështje që shteti dhe qeveritë lokale duhet ta trajtojnë, duke i bërë maskat ​​falas dhe gjerësisht të disponueshme për ata që kanë nevojë për to.

11% e amerikanëve ka raportuar se ata nuk mbajnë maskë sepse besojnë se koronavirusi është një komplot.  Ndërsa 7% nuk ​​mbajnë maskë sepse nuk duan të ngatërrohen nga policia si kriminelë; në fakt, 67% e burrave me ngjyrë ​​treguan se kjo ishte arsyeja pse nuk mbanin maska. so.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!