“Indiferenca vret”, Delegacioni i BE në Shqipëri dënon përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë

schedule14:26 - 21 Maj, 2021

schedule 14:26 - 21 Maj, 2021

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.

Në një postim në Twitter, Delegacioni shkruan dënon rëndë rastin e fundit të abuzimit seksual të një vajze në Shqipëri.

“Nuk ka justifikim për përdhunimin apo për çdo forme tjetër abuzimi seksual. Jo do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri. Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është krim dhe indiferenca vret.”

Për rastin në fjalë janë arrestuar pesë persona që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht sistematikisht me adoleshenten nga janari deri në prill.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!