Keta punonjës janë nga India.
Prej muajsh ndodhen në Shqipëri dhe kanë nisur punë pranë një kompanie në Gjirokastër.
Në qytetin e gurtë gjenden mirë. Komuniteti i ka mirëpritur dhe me pagesën janë të kënaqur.
Pas përpjekjesh të gjata për të gjetur e punësuar shqiptar, Eftalia Gjini e gjeti zgjidhjen tek të huajt.
Në sipërmarrjen e saj ka katër punonjës nga India por së shpejti ky numër do të jetë edhe më i lartë.
Pagat janë rritur por sërish punonjës shqiptarë nuk ka mundur të gjejë dot.
Kristjana Kaçi, specialiste pranë zyrës së punës thotë se interesi për punonjës të huaj ka qenë më i lartë nga sektori i ndërtimit dhe fasoneritë.
Sipas të dhënave nga zyra e punës në qytetin e gurtë janë punësuar mbi 100 të huaj./abcnews.al