Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

India sulmon Pakistanin: Është goditur infrastruktura terroriste

schedule23:48 - 6 Maj, 2025

schedule 23:48 - 6 Maj, 2025

India ka sulmuar Pakistanin me raketa pasi marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në kulmin e tensioneve javët e fundit.

Forcat e armatosura indiane kanë konfirmuar se kanë shënjestruar nëntë vende në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, si pjesë e “Operacionit Sindoor”.

Në një deklaratë thuhet se është goditur infrastruktura terroriste në Pakistan, nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.

India tha se veprimet e saj kanë qenë “të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë” dhe se asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht.

Një zëdhënës i ushtrisë së Pakistanit tha se Islamabadi do t’i përgjigjet sulmit të Indisë në një kohë dhe vend që do ta zgjedhë vetë.

Ai tha se avionët e forcave ajrore janë në gatishmëri dhe e quajti sulmin të turpshëm dhe frikacak, që u krye nga brenda hapësirës ajrore të Indisë.

Shpërthimet ndodhën 15 ditë pasi militantët hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në rajonin e Kashmirit të administruar nga India më 22 prill, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Masakra ishte një nga sulmet më të këqija ndaj civilëve indianë në dekada.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!