India shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë

schedule08:42 - 30 Maj, 2021

schedule 08:42 - 30 Maj, 2021

India ka raportuar numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë.  Vendi shënoi 165,553 raste gjatë 24 orëve, ndërsa numri i viktimave u rrit në 3,460.

India ka regjistruar 27.9 milion raste që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 325,972, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave pas Brazilit dhe SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!