India do të rihapë kufijtë duke filluar nga 15 tetori pas mbylljes për më shumë se një vit për shkak të pandemisë. Të gjithë protokollet në lidhje me COVID-19 “duhet të respektohen nga turistët e huaj, tha ministria e brendshme në një deklaratë.
India mbylli kufijtë për të huajt në mars të 2020, pas përhapjes së koronavirusit në botë. Midis muajit mars dhe maj, vendi u godit nga një valë e rëndë e epidemisë, duke regjistruar mbi 400,000 raste dhe 4,000 viktima çdo ditë.
Rreh 250 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht përkatësisht 20% e popullsisë ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar për një valë tjetër të pandemisë.
India ka regjistruar 33,915,569 raste dhe 450,160 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al