India ka regjistruar një numër rekord të humbjes së jetëve, me më shumë se 4 mijë pacientë me Covid.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orë kanë humbur jetën përkatësisht 4, 187 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 238, 270 humbje jete.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë regjistruar 401, 078 raste të reja me koronavirus.
Sakaq që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 21, 9 milion njerëz të prekur nga kjo sëmundje e rëndë./abcnews.al/

