Për të pestën ditë radhazi India ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus,
Mungesa e oksigjenit apo e shtretërve në spital ka sjellë kolaps në sistemin shëndetësor. Ndërsa shumë qytetarë qëndrojnë në radhë për të marrë një shërbim, të tjerë pacientë me Covid përpiqen të ndjekin udhëzimet nga banesat e tyre.
India ka thyer rekordin botëror duke shënuar 352,991 të prekur dhe 2, 812 viktima nga Covid.
Ndërkohë java e fundit në Indi ka shënuar një rritje të frikshme të viktimave me 89 %, ndërsa infeksionet totale në vend kanë arritur në 17 milion të prekur.
/abcnews.al/