Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

India ndalon shkollat fetare, ministri i Arsimit: Vendit i duhen mjekë dhe jo imamë!

schedule14:14 - 5 Janar, 2021

schedule 14:14 - 5 Janar, 2021

Vijon fushata anti islamike në Indi e përpjekjen e partisë në pushtet që nga viti 2014, që të bëjë vendin gjithnjë e më shumë ekskluzivisht Hindu në krhasim me fetë e tjera. Qeveria e shtetit të Asam ka miratuar një ligj për të mbyllur brenda muajit prill 700 shkolla kuranike shtetërore.

Transformimi i medreseve në shkolla shtetërore laike në një shtet indian ku muslimanët përbëjnë 34% të popullsisë ka shkaktuar shumë polemika. Kjo pasi konsiderohet si një lëvizje e radhës anti muslimane.

Në vitin 2019, dy milion nga 33 milion banorë të Asam, mbetën pa nënshtetësi me justifikimin se do u verifikoheshin dokumentet anagrafike. Qëllimi ishte që të zbulohej se kush kishte emigruar nga vendi musliman i Bangladeshit.

Kjo për të krijuar panik në popullsinë muslimane vendore dhe në të gjithë Indinë, me protesta dhe manifestime që u përhapën në të gjithë vendin. Më pas u ngritën dhe kampe të mirëfillta përqendrimi ku u vendosën ata që nuk gjenin dot dokumentet e kërkuara.

Ministri i arsimit i Asam, u përpoq të shpjegonte vendimin duke thënë se vendi ka më shumë nevojë për mjekë, agjentë policie, zyrtarë dhe mësues që vijnë nga radhët e minoritetit musliman dhe jo për imamë.

Ai u shpreh se shkollat do të bëhen laike pasi nuk mund të paguhen shkollat fetare me paratë e taksapaguesve, dhe një gjë të tillë e kërkojnë vetë studentët. Por ky objektiv përgënjeshtrohet nga fakti se shkollat do të transformohen në institute për studimin e qytetërimit indian.

Pra në një kohë që ndalohet studimi i Kuranit në institutet publike, studimi i induizmit dhe teksteve të tij të shenjta, do të ketë më shumë prestigj duke u kthyer në një fakultet në nivel universitar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!