India miratoi një ligj që parashikon 33 për qind të vendeve parlamentare për gratë

schedule15:11 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:11 - 22 Shtator, 2023

Parlamenti i Indisë ka miratuar një ligj historik që përcakton se 33 për qind e vendeve në dhomën e ulët dhe parlamentet e shtetit do të rezervohen për gratë, për të siguruar përfaqësimin e tyre më të barabartë.

Kjo i dha fund ngërçit 24 vjeçar për miratimin e ligjit, për shkak të mungesës së konsensusit mes partive, megjithëse ai nuk do të zbatohet në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm, raporton AP.

Ligji do të hyjë në fuqi nga zgjedhjet kombëtare në 2029 pas një regjistrimi të ri dhe rregullimit të listave zgjedhore, tha Ministrja e Financave Nirmala Sitaraman të enjten mbrëma.

Sipas të dhënave aktuale, gratë përbëjnë më shumë se 48 për qind të më shumë se 1.4 miliardë njerëzve të Indisë, por kanë 15.1 për qind përfaqësim në parlament, krahasuar me mesataren ndërkombëtare prej 24 për qind.

Në parlamentet e shteteve indiane, gratë përfaqësohen me 10 për qind të vendeve./abcnews.al