India dhe Rusia në bisedime për marrëveshjen e tregtisë së lirë

schedule13:05 - 17 Prill, 2023

schedule 13:05 - 17 Prill, 2023

India dhe Rusia po diskutojnë për një marrëveshje të tregtisë së lirë, sipas ministravenga të dy vendet, në një lëvizje që do të forcojë më tej marrëdhëniet tregtare dypalëshe që kanë lulëzuar që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Indisë Subrahmanyam Jaishankar tha nga Nju Delhi se qeveria e tij është në një “fazë të avancuar të marrëveshjes” për një marrëveshje tregtare, për të cilin ministri rus i Tregtisë dhe Industrisë Denis Madurov tha se do të ishte një garanci për investimet dypalëshe.

India nuk e ka kritikuar qartë pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit përmes dialogut. Rusia, një furnizues tradicional i pajisjeve të mbrojtjes, kaloi Irakun muajin e kaluar duke u bërë furnizuesi kryesor i Indisë me naftë bruto.

Nga ana tjetër, Moska dëshiron të rrisë importet e makinerive nga India për të përmirësuar bilancin tregtar, tha Madurov.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!