India regjistroi mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar numrin total të të infektuarve mbi 4.2 milionë.
India ka tejkaluar Brazilin duke u bërë vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara. Numri i rasteve është rritur pas heqjes së masave nga ana e qeverisë, në një përpjekje për të nxitur ekonominë. Ekonomia e Indisë është tkurrur për 23.9% në 3 mujorin e dytë të këtij viti, rënia më e madhe që nga viti 1996.
Deri më tani raportohen mbi 27 milionë të prekur nga koronavirusi në botë, 883,000 viktima dhe mbi 18 milionë të shëruar. s.ba/abcnews.al