Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në berat lku një 44 vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati I tretë I një pallati.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “30-vjetori”, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, 44 vjeçarja, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje./abcnews.al