Tetë luanë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në një kopsht zoologjik në Indi. Zyrtarët në kopshtin zoologjik Nehru vendosën të testojnë luanët kur disa roje vunë re se kafshët po shfaqnin simptoma të lehta të koronavirusit, të tilla si humbja e oreksit dhe kollë.
Katër luanë meshkuj dhe katër luanesha nga 12 gjithsej rezultuan pozitivë me Covid-19 , sipas Times of India. India po përballet më një rritje alarmante të rasteve dhe viktimave. Spitalet janë në kaos dhe ka mungesa të pajisjeve mjekësore.
Rikujtojmë se vendi ka regjistruar mbi 20 milion raste me Covid, por pavarësisht rritjes shqetësuese të të infektuarve, numri i rasteve me Covid në kopshtet zoologjike dhe parqet kombëtare janë shumë të rralla./abcnews.al