Një familje në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi ka shitur fëmijën e tyre 8-muajsh për të blerë një telefon celular.
Sipas lajmit të “Inquirer News”, një familje në rajonin “North 24 Parganas” e cila përballet me vështirësi financiare, ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve të tyre pasi kanë shëtitur foshnjën dhe ka blerë një celular të modelit të ri.
Familja ka pranuar se ka shitur foshnjën e tyre 8-muajshe pasi fqinjët i kanë pyetur. Policia ka arrestuar nënën dhe babanë si dhe gruan që e ka blerë fëmijën.
Gjithashtu u pretendua se familja është përpjekur të shesë edhe vajzën 7-vjeçare.