Indi/ Kompania Microsoft do të investojë 3 miliardë dollarë në fushën e teknologjisë

schedule20:59 - 7 Janar, 2025

schedule 20:59 - 7 Janar, 2025

Microsoft do të investojë 3 miliardë dollarë në Indi për të zgjeruar kapacitetin e tij në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe cloud-it Azure.

Ky investim i dyfishon përpjekjet e kompanisë në një vend me ekspertizë teknologjike dhe kosto të ulëta, për të ndihmuar që këto investime të bëhen fitimprurëse. Ky investim dyvjeçar, i cili është më i madhi që Microsoft ka bërë ndonjëherë në Indi, do të përdoret gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e indianeve në fushën e IA-së, tha një zëdhënës i Microsoft. Ky investim është shtesë mbi planin e kompanisë për të investuar 80 miliardë dollarë në qendra të të dhënave të mundësuara nga IA për vitin fiskal 2025.

Microsoft ka theksuar se do të fokusohet në rritjen e mundësive për IA, analitikë dhe shërbime cloud, që janë të kërkuara gjithnjë e më shumë nga bizneset dhe institucionet në Indi.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!