Të paktën nëntë persona kanë vdekur për shkak të goditjes së të nxehtit në shtetin perëndimor indian të Rajasthan, raportojnë mediat lokale.
Në qytetin Barmer në Rajasthan, të enjten është shënuar një temperaturë rekord për këtë javë prej 48.8 gradë Celsius, raporton Reuters.
Meteorologët parashikojnë rritje të mëtejshme të temperaturave, ndërsa në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, të shtunën, kur mbahen zgjedhjet parlamentare, pritet një temperaturë rreth 45 gradë Celsius.
Temperaturat e verës në Indi shpesh arrijnë kulmin e tyre në maj dhe shkencëtarët parashikojnë se këtë vit vendi do të shohë më shumë ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta se zakonisht. /abcnews.al

