Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Indeksohen pensionet, 753 mijë përfitues/ Ekspertja e Ekonomisë: Rishikimi, detyrim ligjor!

schedule20:18 - 10 Tetor, 2025

schedule 20:18 - 10 Tetor, 2025

Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për indeksimin e pensioneve. Gjatë fjalës së saj, ajo shpjegoi pse sipas saj ky indeksim është i pamjaftueshëm. Ndërsa nënvizoi se rishikim është detyrim ligjor, por kostot e larta e bëjnë të pamjaftueshme sidomos për pensionistët.

“Ky indeksim ka një ndikim shumë të vogël, jo vetëm për faktin e vlerës së ulët, por edhe për faktin se ne kemi bërë një indeksim pothuajse mbi bazën e normës bazë të inflacionit. Banka Qendrore ka deklaruar që norma bazë e inflacionit, që nënkuptohet një normë inflacioni mesatar ishte në nivelin 2.4 dhe 2.5 nuk i referohet, ajo çka është bërë në tre vitet e fundit (që i referohet normës së produkteve të shportës). Nga ana tjetër, sidomos pas periudhës së pandemisë, ka ndryshuar edhe gama, apo kostot e shpenzimit, pra edhe metodologjia që duhet përllogaritur, norma e inflacionit që duhet marrë përbazë për indeksimin e inflacionit, duhet të rishikohet. Nëse flasim që ky indeksim me këtë vlerë apo rezultat, a është i mjaftueshëm? Do të them që nuk është i mjaftueshëm. Ai amortizon disi këtë rritje të kostove, por jo në mënyrë të plotë. Por nëse do flasim nëse mjafton? Kjo sërish është një çështje tjetër…Pasi sa kohë kemi pensione në 20 mijë lekë indeksimet janë të pamjaftueshme për t’ju përgjigjur kostove të larta të jetesës që kanë qytetarët, sidomos pensionistët…”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!