Indeksimi i pensioneve me 8.6%, zv. ministrja Manjani: Përfitojnë 767 mijë qytetarë, bonus prej 5000 lekësh edhe në fundvit

schedule14:19 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:19 - 28 Shtator, 2023

Zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani thotë se 797 mijë qytetarë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 8.6%.

Në një intervistë për “Sheshin e Dollarit” në ABC News, Manjani u shpreh se ky indeksim rrit bazën e pensionit për vitet e ardhshme.

Ndër të tjera, Manjai shtoi se në fundvit, pensionistët do të përfitojnë bonus në vlerën 5000 lekë.

“Ky vendim parashikon indeksin 8.6% të të gjitha kaetgorive të pensionistëve dhe bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit, të matur nga INSTAT. Pensionistët kanë një shportë të caktuar, ushqimet, ilaçet, kjo bëhet duke iu referuar konsumit të pensionistëve. Ky inflacion është më i lartë se për popullsinë. Indeksimi i inflacionit ka një efekt mbartës, gjatë 2023 kemi mbështetur pensionistët edhe me paketa të tjera, indeksimi është një masë më e dedikuar pasi siguron një rritje të pensionit, rrit bazën e pensionit. Rritja e pensioneve me indeksimin e çmimeve të konsumit në 2024, do bëhet me një bazë më të lartë. 767 mijë qytetarë do të përfitojnë.

Bonusi i fundvitit është i parashikuar edhe në ligjin organik të buxhetit, do të jepet në dhjetor, do të jetë 5000 lekë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!