Indeksi i Demokracisë 2022: Rusia “përvetëson” shumë tipare të diktaturës

schedule07:55 - 2 Shkurt, 2023

schedule 07:55 - 2 Shkurt, 2023

Rusia regjistroi rënien më të madhe të rezultateve të çdo vendi në botë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës dhe shtypjeve të mëtejshme në Rusi, sipas raportit vjetor të Indeksit të Demokracisë. Rusia shënoi 2.28 nga 10, duke u renditur në vendin e 146 nga 165 shtete të përfshira në raport.

Vendi “ka qenë në një trajektore larg demokracisë për një kohë të gjatë dhe tani po fiton shumë nga tiparet e një diktature,” thuhet në raport. Aleati i ngushtë, Bjellorusia shënoi një notë 1.99 duke u renditur në vendin e 153 nga 165, një ndryshim prej shtatë pikësh nga një vit më parë.

Duke iu referuar pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, raporti thekson se “shkelja e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia është produkt i një mendësie perandorake. Raporti zbuloi gjithashtu se më shumë se një e treta e popullsisë së botës jeton nën regjime autoritare (36.9%), shumica në Kinë dhe Rusi.

Ukraina shënoi 5.42 nga 10, duke u renditur e 87-ta nga 165, që është një ndryshim me një në renditje nga një vit më parë. Ukraina është klasifikuar si një “regjim hibrid” nga indeksi./abcnews.al