Incidenti Webo-Coltescu. Kamerunasi ka quajtur gjyqtarët “ciganë”?

schedule18:13 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:13 - 9 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme ndeshja PSG-Basaksehir u ndërpre për shkak se arbitri i katërt i ndeshjes, Sebastian Coltescu iu referua ndihmës trajnerit të Basaksehirit, Pierre Webo më etiketimin racist “ai djali i zi”.

Lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave e bojkotuan ndeshjen dhe ajo u vendos të mos luhej dje, teksa nis sot në orën 18:55 nga minuta e 16, kur edhe u ndalua.

Natyrisht Coltescu është nën shënjestër dhe UEFA pritet të japë një dënim ndaj tij, por dalëngadalë dalin edhe pretendimet e gjyqtarëve. Sipas asaj që raportohet në mediet rumune gjyqtarët, edhe Webo i është drejtuar me terma raciste.

Mësohet që Webo t’i jetë drejtuar gjyqtarëve rumunë me termin ‘ciganë’ në minutën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë, mbetet për tu vërtetuar edhe nëse ka qenë Coltescu ai që ka përdorur atë fjalor, pasi ka raportime që ta ketë bërë dikush tjetër, pikërisht Octavian Sovre, asistenti i gjyqtarit kryesor Hategan.

Gjithçka e paqartë në këtë episod, teksa tashmë e vetmja gjë që mund të bëjmë është të presim raportin e UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!