Shpërthim gazi në minierën e Martaneshit, policia jep detajet: Tre persona të asfiksuar

schedule13:36 - 11 Maj, 2021

schedule 13:36 - 11 Maj, 2021

Autoritetet në Bulqizë kanë dhënë detaje në lidhje me incidentin e ndodhur në minierën e Martaneshit mesditën e sotme ku është regjistruar një shpërthim gazi. Sipas uniformave blu një prej punonjësve  Shyqyri Elezi, rreth 50 vjeç ka qenë duke salduar brenda në galeri me gjenerator. Si pasojë e gazit të çliruar ai është asfiksuar. Në ndihmë të tij kanë shkuar dy kolegët e tij Murat Hidri dhe Andi Jauri, të cilët ashtu sikurse Elezi janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Policia njofton se ata janë nxjerrë nga galeria janë transportuar për ndihmën e parë mjekësore në spital. Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Ema Shazivari se një prej tyre me iniciale Sh. E. i cili ndodhet në gjendje më të rëndë pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë drejtori i spitalit të Bulqizës Haziz Jella ka deklaruar për Abcnews.al se dy të tjerët ndodhen në të gjendje të stabilizuar.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!