“E pabesueshme” kështu shkruan një nga mediat më të lexuara në Greqi, lidhur me incidentit e hapjes së varreve në memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, në një kohë ku policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
“Njerëz të panjohur plaçkitën varrin e tre ushtarëve grekë të rënë në vitin 1940 në fshatin Vodino dhe u vodhën kockat” shkruhet në artikullin e botuar nga Protothema.gr.
Më tej media greke shkruan se kjo mund të jetë një vepër e elementëve kriminalë që kërkojnë një “shpërblim” për kthimin e eshtrave, ose veprimi i nacionalistëve shqiptarë që reagojnë ndaj pranisë së varrezave greke të viktimave të Luftës Greko-Italiane 1940-1941 në këtë zonë.
Sipas raporteve shqiptare: “Anëtarët e Komitetit të Përbashkët të kërkimit të Kockave Greko-Shqiptare kishin kërkuar më parë heqjen e eshtrave të tre ushtarëve, por nuk u lejuan ta bënin këtë nga fshatarët.”
Në varrin e përbashkët, të vendosur në oborrin e Tempullit të Shenjtë të Agia Paraskevi në Vodin, u varrosën ushtarët Stefanos Gravias, Ioannis Bourandas dhe Christos Stamos – të gjithë me origjinë nga Arta – të cilët u vranë në Nëntor 1940 në zonë. e.l/abcnews.al/